Google ADS

Tahiri: Si ka mundësi me ble një megavat dy herë më lirë e çmimi me qenë më i shtrenjtë

11:59 | 18 Janar 2024
K.B

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i është drejtuar deputetëve të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me pyetjen se a mendojnë se çmimi i energjisë elektrike është i lirë apo i shtrenjtë.

“Sot si Kuvend kemi thirre një seancë të jashtëzakonshëm me një temë një kërkesë që opozita e adreson e ky Kuvend, dhe që ndërlidhjet me një përgjigje që duhet ta japim se a mendojmë që çmimi i energjisë elektrike a është i lirë apo i shtrenjtë. Dhe a duhet që ti rekomandojmë Qeverisë dhe ZRrE-së për zbritje, dhe duke e ditur që në tregjet ndërkombëtare çmimi i blerjes së një megavati është dy herë më lirë në vitin që shkoj”, tha Tahiri shkruan Arbresh.info

Ai tha tutje se si ka mundësi me ble një megavat dy herë më lirë e çmimi me qenë më i shtrenjtë.

“A ka ndokush që e shpjegon në këtë qeveri, si ka mundësi me ble një megavat dy herë më lirë e çmimi me qenë më i shtrenjtë. Mbi çfarë baze është ky çmim”, pyeti Tahiri.

Ndërsa tha se njëri ndër premtimet kryesore të Qeverisë Kurti ishte që ta zbrisni  çmimin e energjisë elektrike.

“Njëri ndër premtimet kryesore që ju keni ardh në këtë qeveri qe ta zbrisni i çmimin e energjisë elektrike. Nuk jam i befasuar përshkak se Kurti ka qenë kundër secilit investim që është dashur të bëhet në sektorin e energjisë”, tha deputeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme