Google ADS

Tahiri i PDK-së: E papranueshme që edhe në vitin 2024 të paguajmë fatura të tilla

11:44 | 18 Janar 2024
K.B

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri tha se për ta pasur më të qartë kërkesën e tyre për zbritjen e energjisë elektrike duhet të i shohin shpenzimet në vitin e kaluar.

Ai para deputetëve ka treguar se sa ka importuar KESCO përgjatë vitit 2023

“Në komplet vitin 2023 këkesa e KESCO  për me furnizu qytetarin me energji elektrike ka qenë 4 milionë e 919 mijë megavat ndërsa kërkesa për import ka qenë 255 mijë e 140 megavat që i bjen me përqindje vetëm 5.19 përqind”, tha Tahiri.

Ai tha se është e papranueshme që edhe në vitin 2024 të vazhdojnë njëjtë.

“Është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla elektrike. Kjo është plaqiktje”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme