Seanca e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës nuk nis në kohën e paralajmëruar

10:52 | 18 Janar 2024
K.B

Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për sot, me fillim nga ora 10:00.

Shpesh herë ndodh qe seancat plenare të mos fillojnë në kohën e caktuar, dhe pikërisht kjo po ndodh sot, raporton Arbresh.info.

Ora është gati në 11:00, ndërsa në sallë janë një numër i vogël i deputetëve prezent.

Në këtë seancë në rend dite është Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme