Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, të mërkurën i bëri thirrje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një periudhë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, përfshirë luftën.
“Ne kemi nevojë për një transformim të NATO-s gjatë kohës së luftës”, tha admirali holandez në hapjen e takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ai theksoi se qeveritë dhe kompanitë nga ajo aleancë jetonin në një epokë ku gjithçka ishte e bollshme, gjithçka ishte e parashikueshme dhe mund të kontrollohej.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, anëtarëve të NATO-s u është dashur të përshtaten me “një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të përqendrohemi në efikasitet në mënyrë që të jemi me të vërtetë efektive”, tha Bauer.
Admirali foli në një kohë kur ndihma ushtarake për Ukrainën nga SHBA dhe Bashkimi Evropian ose është bllokuar ose ngadalësuar nga mosmarrëveshjet politike. Ai premtoi se ndihma e NATO-s për Ukrainën do të vazhdojë.
“Ukraina do të ketë mbështetjen tonë çdo ditë, sepse rezultatet e kësaj lufte do të vendosin për fatin e botës”, tha ai, sipas Jutarnji.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën paralajmëroi Perëndimin që të mos hezitojë të ndihmojë Kievin, sepse kjo mund të zgjasë luftën me vite./euronews.al
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...