Google ADS

Barcelona kërkon çerekfinalen e Kupës së Mbretit

09:11 | 18 Janar 2024
D.H

Barcelona sonte luan ndaj skuadrës Unionistas në kuadër të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Mbretit.

Ndeshja fillon në ora 19:20, shkruan Arbresh.info.

Blaugran kërkoj të harroj sa më shpejtë atë humbje ‘shkatërruese’, që ia shkaktoi Real Madridi në finale të Superkupës me rezultat 4-1 dhe të vazhdoj rrugën për në çerekfinale të kompeticionit të dytë më të madhë në Spanjë.

Përballë do të ketë një ekip simpatike e cila ka bërë disa befasi gjatë kësaj rruge deri në 1/8 e finales.

Unionistas ka mposhtur Gijonin në rrethin e 1/32 së finales, ndërsa po e njëjta skuadër shkaktoi befasinë më të madhe në Kupën e Spanjës teksa në rrethin e 1/16 e mposhti skuadrën nga La Liga, Villareal pas eksekutimit të penalltive.

Kështu Barcelona nuk do të ketë edhe aq lehtë duke marrë parasysh se do të jenë mysafir dhe luajnë në një fushë të rënduar dhe jo e nivelit të njëjtë të blaugranëve.

Kujtojmë që Barcelona për herë të fundit është shpallur fituese e Kupës së Mbretit në vitin 2021 dhe këtë vitë kërkon të rikthej këtë trofe në Kataluni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme