U largua nga BBVA/ Reagojnë nga Instagrami i Drinit: Mos krijoni shqetësim, së shpejti me një njoftim të dytë

09:06 | 18 Janar 2024
K.B

Gazetari i njohur, Drini Zeqo së fundmi mori pjesë në formatin televiziv, Big brother Vip Albania.

Dje( e mërkure) ai u “detyrua” të largohej, ku sipas zarfit të zi nga “Vëllai i Madh”,  arsyeja ishte një urgjencë familjare.

“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lërë shtëpinë. Ai është mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ndërsa nga Instagrami i tij kanë reaguar duke iu drejtuar portaleve që të mos krijojnë shqetësim tek Drini dhe familjarët e tij, pasi ata gëzojnë shëndet të plotë.
“Njoftojmë më të gjithë portalet që mos krijojnë shqetësim tek Drini dhe familjarët e tij. Familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë, njëkohësisht edhe Drini Së shpejti një njoftim i dytë”, shkruan personi që e menaxhon Instagramin e tij, përcjell Arbresh.info

Mbetet për tu parë nëse do të reagojë vet Drini për gjithë pikëpyetjet që mund të ketë publiku.

Ndryshe, Drini ishte banori i parë që u bë pjesë e këtij formati./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme