Google ADS

Presidenti polak: Putini ka vendosur t’i “vërë flakën botës”

09:00 | 18 Janar 2024
R J

Andrzej Duda, presidenti i Polonisë, deklaroi se Vladimir Putin ka vendosur t’i “vënë flakën botës”.

Deklaratën, Duda e dha në Forumin Ekonomik të Davosit, shkruan The Guardian.

“Jam absolutisht i sigurt se mund të themi, 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, se tani po shohim rilindjen e imperializmit rus në versionin e tij gjakatar. Pa asnjë dyshim, Putini vendosi t’i vërë flakën botës”, theksoi ai.

Duda vuri në dukje se Evropa është ende dëshmitare e konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme