Los Angeles Lakers ka arritur fitoren e dytë radhazi në NBA pasi mposhti Dallas Mavericks me rezultat 127-110.
Kjo ishte fitorja e dytë me radhë për Lakers, shkruan Arbresh.info.
Lojtarët më të dalluar tek vendasit ishin D’angelo Rusell me 29 pikë, teksa ndihmë gjeti edhe nga tandemi James-Davis.
I pari luajti me 25 pikë tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa Davis luajti me shifra 28 pikë 12 kërcime e nëntë asistime.
Ndërsa Luka Doncic ishte i vetmi lojtar që u mundua që sado pak të sfidojë kundështarët.
Luka luajti me 33 pikë 13 kërcime e 10 asistime.
Në ndeshjen tjetër Boston Celtics ka vazhduar serinë e fitoreve në TD Garden.
Kësaj radhe ‘viktimë’ e Bostonit ishte skuadra San Antonio Suprs që e mposhti me rezultat 117-98./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...