Osmani kujton Smajl Hajdarajn, bën thirrje që autorët e krimit të sillen para drejtësisë

23:55 | 17 Janar 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ish-deputetin e LDK-së, Smajl Hajdaraj, në ditën kur u mbushen 22 vjet që nga vrasja e tij.

Me këtë rast, Osmani bëri thirrje që dorasit të mbajnë përgjegjësi penale, shkruan Arbresh.info.

“Smajli ishte aktivist shumëvjeçar për lirinë e Kosovës dhe më pas luftëtar për lirinë e saj, si komandant i UÇK-së për rajonin e Rugovës. Me veprimin e tij të pashkëputur atdhetar ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar ndaj vendit të tij”, shkroi ajo.

“Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, sikundër që thirrja jonë drejtuar organeve të drejtësisë për t’i sjellë autorët e krimit para drejtësisë do të jetë e vazhdueshme”, shkroi ndër të tjera presidentja Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme