Zeqiri thotë se peticioni në veri është i orkestruar

23:47 | 17 Janar 2024
E.G

Sot ka filluar mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se është skeptik për suksesin e peticionit në Zubin Potok.

“Qysh nga vendimi i qeverisë për udhëzimin administrativ kam qenë skeptik, duke e parë gjendjen në teren unë nuk besoj dhe akoma jam skeptik se do të ketë sukses”, tha ai për RTK-në.

Sipas tij, kjo vije për shkak të vullnetit të qytetarëve. “Unë kam qenë dhe akoma jam skeptik i kësaj iniciative. Këtë e shoh si një prapaskenë natyrisht të Listës Serbe dhe të grupacioneve që kanë bërë presion mbi qytetarët serbë e që bëjnë akoma. Unë shoh vetëm pështjellim të situatës dhe jo ndonjë sukses”, tha ai.

Zeqiri bëri me dije se është i gatshëm të veprojë në bazë të ligjit. “Do të jemi të nivel të detyrës do të shohim dhe do të përgjigjemi në baza ligjore”, tha ai.

I pari i Zubin Potokut, theksoi se nuk duhet lejuar që politikat të na bëjnë grupet kriminale. Ai tha se këto grupe nesër, do të mund të bojkotojnë prap zgjedhjet.

Të ngjashme