Kurti: Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane

23:29 | 17 Janar 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Me anë të një postimi në “X”, Kurti bëri të ditur se në këtë panel  u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit, shkruan Arbresh.info.

“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula Von der Leyen & fytyra të njohura nga rajoni dhe më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe.”, ka shkruar Kurti.

“Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme