Google ADS

Ugljanin: Peticioni në këtë mënyrë është jo demokratik

22:32 | 17 Janar 2024
E.G

Sot ka filluar mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, tha për RTK se peticioni në këtë mënyrë është jo demokratik, pasi që po bëhet me presione e shantazhe.

“Ne sipas Udhëzimit Administrativ kemi kryer obligimet tona ligjore, sot ne kemi qenë në vëzhgim në teren ku është mbajtur peticioni, kemi parë që është në mënyrë organizative, nën hije nën organizim të peticionit është Lista Serbe dhe Igor Simiç. Ata po shkojnë në mënyrë jo demokratike. Ne sipas bisedave kemi parë se qytetarët, ata janë shantazhuar”, tha ai.

Ugljanin bëri me dije se sipas informatave që kanë nesër do të dalin shërbyesit civil, punëtorët e spitalit të veriut. .

Ai tha se deri më 22 janar pret që peticioni do t’i dorëzohet atij dhe ai apstaj do të bëjë një raport. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin bëri me dije se do të bëjë raport se mënyra e organizimit të peticonit ka qenë jo demokratike, për shkak të presionit dhe shantazhit.

Të ngjashme