Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kushtuar një shkrim në 556 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Më 17 janar të vitit 1468, e lëshoi frymën e fundit për së gjalli, fisniku arbnor Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu! Këmbanat në Lezhë ranë për të dhënë lajmin për vdekjen e tij, kurse shumë letra nga shumë anë u shkruajtën dhe u dërguan drejt Venedikut, Romës, Sienës, Napolit, Aragonës, Dubrovnikut e Stambollit, me njoftimin që Skënderbeu kishte vdekur.
Sot bëhen 556 vite nga dita kur vdiq Skënderbeu. Ai ishte 63 vjeçar, por përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimorr nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje Kurti ka përmendur disa autorë e historianë që kanë shkruar për figurën historike të Skënderbeut.
“Që nga koha kur Marin Barleti e shkroi biografinë për jetën dhe të bëmat e Skënderbeut dyzet vite pas vdekjes së tij, shumë historianë, studiues e autorë kanë shkruar deri sot një mori veprash nga pikëpamje dhe për aspekte të ndryshme për Skënderbeun. Në literaturën aq të gjerë të studimeve për Skënderbeun dhe epokën e tij, në njëqind vitet e fundit, veprat dhe studimet kyçe janë ato të Fan Nolit, Athanas Gegajt, Zef Valentinit, Aleks Budës, Kristo Frashërit, Kasem Biçokut, Oliver Jens Schmittit, Lucia Nadinit, Aurel Plasarit, Pëllumb Xhufit etj. Të botuar dhe të ribotuar në shumë edicione, këta libra dhe këto studime janë tekstet ideale që duhen lexuar për ta njohur historinë e personalitetit dhe të figurës së Skënderbeut.
Lavdi ndër mote veprës heroike të Kryezotit të Arbnisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...