Google ADS

Kurti në Davos takoi Zëvendëspresidentin dhe Drejtorin e Teknologjisë të kompanisë “Ericsson”

15:31 | 17 Janar 2024
K.B

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson”, Lloyd Andrew dhe Drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bën të ditur se kanë diskutuar për kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë në fushën e teknologjisë

“Diskutuan për kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, përparimet dhe përmirësimet e shënuara së fundmi dhe mundësitë për bashkëpunim, sidomos në sektorin e telekomunikimit. Kryeministri i njoftoi me zhvillimet pozitive në ndërmarrjen e Telekomit si rezultat i menaxhimit të mirë, dhe për planet për investime në infrastrukturë dhe teknologjinë 5G në nivel vendi, si dhe për vizionin dhe agjendën digjitale të Qeverisë”, thuhet në kumtesë, raporton Arbresh.info

Tutje thuhet se sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, Kosova tashmë është ngritur nga grupi C në atë për B për fokus në qeverisje digjitale.

Ndërsa Qeveria mbetet e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të teknologjisë në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme