Ne kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar zbatimi i planit operativ ,,Siguria & Stop drogave në shkolla”.
Policia përmes një njoftimi për media, bën të ditur se në saje të këtij plani synohet vetëdijesimi/sensibilizimi i qytetarëve dhe nxënësve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike.
Në njoftim thuhet gjithashtu se policia përmes aktiviteteve shtesë (fushatës) javore synojnë që të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve dhe nxënësve për rreziqet dhe pasojat qe shkaktojnë substancat narkotike.
“Me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit, nën moton “Stop drogës” në gjithë rajonin e Mitrovicës se Jugut, qytetarëve dhe nxënësve po u shpërndahen broshura me mesazhe informuese e vetëdijesimi për pasojat që shkakton droga si ne aspektin shëndetësor gjithashtu edhe pasojat dhe masat e parapara me ligj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...