Google ADS

Plenkoviq takohet me Kurtin në Davos: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

14:34 | 17 Janar 2024
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Margjinën e Forumit Ekonomik i cili po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Rreth këtij takimi, Plenkoviq ka thënë se kanë diskutuar me Kurtin për situatën në rajon teksa e ka uruar për heqjen e vizave, përcjell Arbresh.info.

Kryeministri kroat i ka shprehur Kurtit mbështetjen e tyre për anëtarsimin në KiE dhe në rrugën drejt BE-së.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme