Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në një ordinancë dentare në Prizren

13:14 | 17 Janar 2024
E.K

Një person i moshës 54-vjeçare është gjetur i vdekur brenda një ordinance dentare në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me varje.

Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët e emergjencës.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.
Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve.Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull. Pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme