Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan si dhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, ishin vazhdimësi e përpjekjeve për liri.
“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada. Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka në Gjilan.
“Po ashtu, Kadriu u shndërrua në bronz në mes qyteti prej ku i bënë roje Gjilanit të Mulla Idrizit e Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë heronjve e dëshmorëve nga kjo trevë”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë.
“Dora e armikut ishte kudo në ndjekje të shqiptarëve, sepse armiku kishte kuptuar saktë se rreshtimi ynë në anën e drejtë të historisë ishte në rrugë të pakthyeshme, i vendosur dhe i drejtë, prandaj nuk kursente asgjë për ta ndalë e shuar përpjekjen tonë.Rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë. Ishte nisur qysh herët, vazhdoi me Jusufin e Bardhoshin krah Kadriut, kulmoi me luftën tonë çlirimtare duke sjellë lirinë për Kosovën. Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme!”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...