Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me vizitat e tij në Basel të Zvicrës.
Kësaj here, Kurti mori pjesë në Panairin SWISS BAU i cili do të mbahet deri më 19 janar, ku kompanitë kosovare po ekspozojnë prodhimet e tyre të drurit dhe ndërtimtarisë
Gjatë vizitës u theksua përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e sektorit privat në veçanti për prodhuesit me potencial eksporti.
Kurti, me këtë rast tha se progresi në demokraci dhe qeverisje dhe stabiliteti institucional kanë reflektuar me rritje të dukshme të eksporteve dhe me investime të huaja.
Kurse ministrja, Rozeta Hajdari, theksoi se industria e drurit është njëri ndër sektorët strategjik për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës sepse ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i resurseve vendore dhe është ndër të vetmit sektorë industrial që kanë kontribut pozitiv në rritjen e inovacionit dhe uljen e deficitit tregtar, përcjell Arbresh.info
“Kurti dhe Hajdari, duke vlerësuar lartë kontributin e vazhdueshëm të diasporës, bënë thirrje që investimet e tyre potenciale t’i orientojnë në Kosovë, duke i siguruar ata për mundësitë dhe përparësitë që ofrohen përmes reformave të ndërmarra nga Qeveria, të cilat mbrojnë dhe trajtojnë barabartë investimet e diasporës dhe ato të huaja”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Tregtisë./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...