Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllimet e saja për vdekjen e shkrimtarit, Adem Gashi.
Në telegramin ngushëllues të kësaj ministrie thuhet se poeti i i ndjerë Adem Gashi dha një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në poezi, por la gjurmë të pashlyera edhe në arsim, shkruan Arbresh.info
Shkrimi i plotë
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur, mjeshtri i poezisë dhe vargjeve të këngëve, Adem Gashi.
Poeti i ndjerë Adem Gashi dha një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në poezi, por la gjurmë të pashlyera edhe në arsim, ku dha kontribut për dekada me radhë, në televizion, gazetari dhe në institucionet shtetërore.
Poeti Gashi la pas vetës trashëgimi letrare, për çka u nderua me çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe do të mbahet mend për profesionalizmin e tij në poezi e vështrime letrare.
Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve! Pushoftë në paqen e përjetshme!
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Ndërsa dje( e martë) është varrosur shkrimtari Adem Gashi, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare.
Ai është varrosur në fshatin Nekoc të Drenasit.
Pamje nga ceremonia ka publikuar publicisti Bardhyl Mahmuti.
Shkrimtari i njohur, Adem Gashi, është ndarë nga jeta mëngjesin e së martës.
Për vdekjen e të ndjerit, kanë reaguar edhe figura të njohura të artit e politikës./Arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...