Një person shtetas serb, është arrestuar në fshatin Piranë të Prizrenit për dhënie të ryshfetit.
Sipas njoftimit, I.V 41-vjeçar, ishte duke drejtuar një kamion me tabela të Serbisë, kur është ndaluar nga njësitet policore për tejkalim të shpejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Nga patrulla policore, atij i janë kërkuar dokumentet dhe bashkë me dokumente ai jep edhe një kartëmonedhë prej pesë euro.
“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.
Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 IiKodit Penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...