Një i mitur, ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi është vet plagosur me armë zjarri në këmbë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Malishevë me datën 15.01.2024, mirëpo i dyshuari ka raportuar në polici se ngjarja ka ndodhur në Pejë, përcjell Arbresh.info
“Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar’, thuhet në njoftim.
Pasi hetuesit kanë dal në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një gëzhojë.
“Menjëherë, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe një gëzhojë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë”, thuhet tutje në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”./Arbresh.info
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...