Çeku: Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit po trajtohet me kujdesin që e meriton

22:22 | 16 Janar 2024
E.G

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit në Boletin të Komunës së Zveçanit po trajtohet me kujdesin që e meriton.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku njofton se janë nisur dy programe për këtë kompleks, shkruan Arbresh.info.

“Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit në Boletin të Komunës së Zveçanit po trajtohet me kujdesin që e meriton. Kemi nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësisë monumentale për popullin shqiptar, kurimi profesional i ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimi i tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme