Google ADS

Osmani bën sot homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

07:11 | 17 Janar 2024
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të bëjë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik për 42 vjetorin e vrasjes së tyre.

Sipas njoftimit, homazhet do të bëhen rreth orës 11:00, shkruan Arbresh.info.

Më pas Presidentja Osmani viziton edhe kullën e familjes Gërvalla.

Pas këesaj, presidentja Vjosa Osmani do të vendosë kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës në Prishtinë, Para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme