Ngjarjet e ditës

06:48 | 17 Janar 2024
E.H

Kë janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në vend:

11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, në 42-vjetorin e vrasjes së tyre. Më pas, ajo do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla. (Fshati Dubovik, Deçan)

11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për medie, në lidhje me vendimin e Këshilli të Etikës për denoncimin e ORCA-s për plagjiaturën e profesorit Ilir Tolaj në disertacionin e doktoratës së vet. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Henrik Baric”)

13:00
Presidentja Vjosa Osmani do të vendosë kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës në Prishtinë. (Para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme