Të enjten e kësaj jave është paraparë të nisë punën Kuvendi i Kosovës më një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike. E nisjen e sesionit pranveror, Adnan Rrustemi, deputet i Vetëvendosjes tha se sesioni i ri i Kuvendit për këtë vit duhej të fillonte me seanca të rregullta, mirëpo opozita ka përpjeke që të fillohet negativisht.
Sipas Rrustemit, edhe në një seancë të rregullt do të mund të diskutohej kjo çështje.
“Çështja e faturave të energjisë elektrike është më së paku çështje e kuvendit. Natyrisht diskutimi është legjitim, por nuk është zgjidhje”, tha ai në RTK.
Rrustemi shtoi se kjo është përgjegjësi e ZRRE-së si institucion ligjor me autorizime të përcaktuara dhe e KEDS-it si shpërndarës i energjisë elektrike.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation