Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Sipas njoftimit, Konjufca vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe i shprehu mirënjohje Ambasadorit De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia mike, si një ndër aleatët më të rëndësishëm, i ka dhënë ndër vite Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, përcjell Arbresh.info.
Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit vuri në pah nevojën e vazhdimit të mbështetjes për proceset integruese që ka përpara shteti ynë.
Ambasadori De Riu falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi përkrahjen e shtetit italian për Republikën e Kosovës.
Po ashtu në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në mes dy vendeve./Arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe