Osmani ngushëllon familjen, gazetarët dhe shkrimtarët për vdekjen e Gashit

17:36 | 16 Janar 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se Gashi la gjurmë në fushën e krijimtarisë letrare, shkruan Arbresh.info.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi. Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar, ndaj la gjurmë dhe trashëgimi të pashlyeshme në fushën e krijimtarisë letrare, duke bërë që disa nga tekstet e tij të shndërrohen në këngë ikonike.”, ka shkruar Osmani.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve! I përhershëm qoftë kujtimi për Adem Gashi!”, përfundon ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme