ShSKUK: Mjetet shpërthyese të gjetura në QKUK dyshohet të jenë nga koha e paraluftës

16:57 | 16 Janar 2024
E.G

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka reaguar pas gjetjes së një mjeti të dyshimtë shpërthyer në në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës.

ShSKUK bën të ditur se dyshohet se mjetet të kenë qenë të kohës së paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve, shkruan Arbresh.info.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e cila ka ndërmarrë të gjitha të gjitha masat e nevojshme./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Dyshohet për një mjet shpërthyes në klinikën e patologjisë, detaje nga Policia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme