Google ADS

Varroset shkrimtari Adem Gashi

16:36 | 16 Janar 2024
E.K

Është varrosur shkrimtari Adem Gashi, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare.

Ai është varrosur në fshatin Nekoc të Drenasit.

Pamje nga ceremonia ka publikuar publicisti Bardhyl Mahmuti.

“Me dhembje të madhe i dhamë lamtumirë shkrimtarit dhe atdhetarit të shquar, Adem Gashi! Lavdi!”, ka shkruar Mahmuti.

Shkrimtari i njohur, Adem Gashi, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Për vdekjen e të ndjerit, kanë reaguar edhe figura të njohura të artit e politikës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme