Dyshohet për një mjet shpërthyes në klinikën e patologjisë, detaje nga Policia

16:04 | 16 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjendur sot në klinikën e patologjisë, respektivisht tek instituti para klinik.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Brorovci, i cili bëri të ditur se personeli përreth është evakuuar.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha të gjitha masat e nevojshme.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, deklaroi Borovci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme