15:55 | 16 Janar 2024
Rreze Sylhasi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka takuar anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ajo i ka uruar anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e tyre nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka ky Komision në organizimin sa më të kompletuar të provimeve të jurisprudencës gjatë mandatit të tij, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, ministrja Haxhiu kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të jenë në nivel të detyrës dhe që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale të zbatojnë përgjegjësitë të cilat iu janë besuar.
Në anën tjetër Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Rexhepi, në emër të Komisionit shprehu falënderimin për besimin e dhënë, si dhe gatishmërinë e vullnetin për të ushtruar me nderë dhe përgjegjësi kompetencat që i takojnë këtij Komisioni.
Javëve në vijim Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e provimit të radhës të Jurisprudencës./Arbresh.info/