Arabia Saudite mund ta njeh Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

15:35 | 16 Janar 2024
K.B

Arabia Saudite është e gatshme të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze”.

Kështu u shpreh të martën ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, ministri i Jashtëm tha se hapi i parë për zgjidhjen e çështjes palestineze është përmes një armëpushimi “nga të gjitha anët”.

“Ne pajtohemi që paqja rajonale përfshin paqen për Izraelin, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët përmes një shteti palestinez”, tha bin Farhan./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme