Çmimi i biletave për në Luvër është rritur me pesë euro në prag të Lojërave Olimpike në 2024, është bërë e ditur në faqen e muzeut të Parisit.
Nga kjo e hënë çmimi i biletës është rritur për gati 30 për qind, nga 17 në 22 euro.
Vizita në Luvër do të vazhdojë të jetë falas për personat nën moshën 18 vjeç dhe për banorët e zonës ekonomike evropiane nën moshën 26 vjeç.
Siç sqaroi menaxheri i muzeut, rritja e çmimit është pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Megjithatë, çdo vizitor tjetër ka të drejtë ta shohë ekspozitën falas, thekson muzeu.
I hapur në vitin 1793, Luvri është muzeu më i vizituar në botë. Në vitin 2022, koleksioni i tij, i cili mbulon 86 mijë metra katrorë, u shikua nga 7.2 milionë njerëz, gjë që solli 76.5 milionë euro në muze.
Në vitin 2023, numri i vizitorëve ishte 8.9 milionë, dhe 3.6 milionë vizitorë (41%) hynë falas në muze.
Parisi pret që rreth 15 milionë turistë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, njoftoi Ministria e Turizmit.
Më parë u raportua se çmimi i një udhëtimi në metronë e Parisit do të dyfishohet gjatë Olimpiadës 2024 dhe do të jetë katër euro, jo 2.10 euro aktual.
Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator./abcnews.al
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...