Ragmi Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme

13:42 | 16 Janar 2024
R J

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pas raportimeve se Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, së fundmi ka reaguar në rrjetin e tij social në Facebook, se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.

Ai gjithashtu thotw se pushteti i Vuçiqit, në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme