Nga 22 janari hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet, Rama jep detajet

13:18 | 16 Janar 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 22 janari do të hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

Rama ka njoftuar për pikat kryesore.

Ndërsa tha se të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë, shkruan Rama në Facebook, përcjell Arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Nga 22 janari 2024, hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet, dhe disa nga pikat kryesore janë këto:

1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)

2. Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj)

3. Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.

4. Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident

5. Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale

6. Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura

Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.

– Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë.

Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet./Arbresh.info/

Të ngjashme