Hasani pas takimit me Osmanin: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon

12:50 | 16 Janar 2024
E.K

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka shkruar se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare./Arbresh.info

Të ngjashme