Shpërthim në një fabrik në Serbi, vdes një punonjës dhe plagosen 4 të tjerë

12:18 | 16 Janar 2024
E.K

Një fabrikë në Serbi është mbuluar nga zjarri pasi ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetën një punonjës dhe kanë mbetur 4 të tjerë të plagosur.

MPB-ja konfirmoi se ka ndodhur një tragjedi dhe saktësoi se shpërthimi ka ndodhur në një objekt për prodhimin e shiritit të karburantit.

“Sipas informacioneve fillestare, një person ka humbur jetën dhe katër janë lënduar dhe me autoambulancë janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Krushevc”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Pas shpërthimit ka shpërthyer një zjarr i lokalizuar dhe në vendin e ngjarjes po sigurojnë pjesëtarët e Policisë së Krushevcit dhe Emergjenca.

Ndërhyrja është në vazhdim, rtaporton N1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme