Google ADS

Pas Gërvallës e Osmanit, ministri Hasani pritet në takim edhe nga Konjufca

12:11 | 16 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Pas takimit me kryediplomaten Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërkaq, pas takimit nuk ka pasur prononcime apo konferencë për media.

Kujtojmë, se pas takimit me ministren Gërvalla, Hasani doli në një konferencë të përbashkët me kryediplomaten kosovare, me ç’rast u shpreh falenderues për pritjen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme