Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm janë të papranueshme.
Sipas tij, edhe pse kjo është lëvizje strategjike marketingu nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kjo duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, raporton Arbresh.info.
“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin”, ka shkruar Kamberi.
Tutje, ai ka thënë se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndërsa vendimet e tilla luftënxitëse na rikthejnë në vitet e 90-ta./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...