Google ADS

Gërvalla: Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të thotë fjalën për atë që ka ndodhur në Banjskë

10:41 | 16 Janar 2024
K.B

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, është deklaruar në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Mes tjerash, ajo foli edhe për situatën në veri të vendit dhe sulmin e 24-shtatorit në Banjskë, shkruan Arbresh.info.

“Raporti për 24 shtatorin është i qartë për çdo kënd, i lexueshëm dhe i përkthyer në të gjitha gjuhët”, deklaroi ajo.

Tutje, Gërvalla – Schwarz i bëri edhe një thirrje BE-së.

“Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të thotë fjalën për atë që ka ndodhur në Banjskë”, potencoi ajo./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gërvalla takon kryediplomatin shqiptar, diskutojnë për situatën në veri

Të ngjashme