Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë hapur edhe dy shkolla të reja në Burrel, gjimnazi “28 Nëntori”, si dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”.
Sipas Ramës, këto shkolla kanë standartet më të mira për 600 nxënës dhe mësues, teksa ka theksuar se angazhimi i tij do të jetë në rritjen e nivelit të investimeve në arsim.
“Edhe dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, kanë hapur dyert me standardet më të mira për 600 nxënës e mësues matjanë, me angazhimin se këtë vit do të ngremë në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...