Goditet nga vetura një këmbësore në Mitrovicë

09:06 | 16 Janar 2024
E.H

Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “çlirimi” në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, këmbësorja u godit nga pakujdesia e shoferit ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Çlirimi, Mitrovicë / 15.01.2024 – 12:05. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme