Google ADS

Aksident trafiku me fatalitet në Klinë, humb jetën nje person

08:59 | 16 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Klinë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:55, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën vozitësi i veturës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Klinë / 15.01.2024 – 12:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme