Google ADS

​Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

08:46 | 16 Janar 2024
A Z

Gjashtë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, rrethanat e kësaj vrasje ende mbeten të panjohura.

Oliver Ivanoviq, po drejtonte Iniciativën Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, subjekt ky kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut, ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018.

Përveç në Kosovë, hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë.

Kah mesi i vitit 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Beogradi mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit”.

Duke iu drejtuar opinionit, ai tha se Millan Radoiçiq, i cili është lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, “nuk ka lidhje me këtë krim”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme