Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka ofruar Libanit mbështetjen e saj për të ndërmjetësuar me Izraelin, transmeton Anadolu.
Zyra për media e qeverisë italiane njoftoi se në një bisedë telefonike me homologun e saj libanez, Najib Mikati, kryeministrja Meloni foli për rritjen e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit midis Libanit dhe Izraelit, duke theksuar angazhimin e plotë të Italisë për të punuar me të gjitha aktorët e përfshirë.
“Kryeministrja përsëriti se Italia është plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit të Libanit”, tha zyra e saj.
Dyshja ranë dakord gjithashtu për nevojën për të shmangur çdo zgjerim të konfliktit në Gaza, ku lufta ka vazhduar për më shumë se 100 ditë.
“Dy liderët ranë dakord edhe për vazhdimin e koordinimit mbi evoluimin e krizës”, shtoi zyra e saj.
Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin që kur ushtria izraelite nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, mes shkëmbimit të luftimeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite, duke shënuar përleshjet më vdekjeprurëse që kur dy palët luftuar në një shkallë të gjerë në vitin 2006.
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...