Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh.
Por që sipas ministrit, Kosova është më e gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.
“Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatirtur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci në Tëvë1.
Përderisa sa i përket koordinimit me KFOR-in, Maqedonci tha se institucionet e vendit kanë një maturi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se sipas tij, asnjë veprim nuk do të mirret pa sinkronizim me ta.
“Të gjitha strukturat shtetërore e kemi ritheksuar disa herë se do ta respektojmë zotimin e vitit 2013 për mos angazhim në pjesën e komunave veriore të vendit pa koordinim paraprak me KFOR-in. Dhe unë e vlerësoj që në institucionet tona ka një maturi dhe një koordinim dhe sinkronizim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se të gjitha veprimet do të bëhen në konsultim me ta. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat të urdhërojë angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të operojë në çdo pjesë të territorit të vendit tonë për të kryer detyrat e saj”, tha ai.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë me të vërtetë të vendosura në atë që Kosova është vend sovran, shtet i pavarur dhe ka një territor të saj”, shtoi Maqedonci.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...