Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarc ka pritur sot në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla ka falënderuar ministrin Hasanin për vizitën dhe bisedën në Kullën e Gërvallajve, në shtëpinë Muze të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përcjell Arbresh.info.
“Së bashku me homologun tim dhe dy delegacionet tona, mbrëmjen e kaluam në fshatin Dubovik, fshatin në të cilin familja Gërvalla me dekada të tëra ka pritur miq në kohë të mira e në kohë të vështira. Ministrin Hasani e falënderova nga zemra për vizitën dhe bisedën shumë të ngrohtë dhe vëllazërore në Kullën e Gërvallajve, Shtëpinë Muze të Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka shkruar Gërvalla.
Sipas të parës të MPJD-së, thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy shteteve është jo vetëm amanet i të parëve tanë, por siç thotë ajo, kontribuon në zhvillimin e të dy vendeve.
“Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, shtoi më tej ajo.
Ndërsa, nesër nga ora 09:00, pas takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me Hasanin, do të ketë konferencë për media./Arbresh.info
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...