Google ADS

Ederson fituesi i çmimit portieri më i mirë i vitit 2023, sipas FIFA-s

21:48 | 15 Janar 2024
D.H

Çmimin e portierit të vitit në “FIFA THE BEST” e fitoi portieri i skuadrës së Manchester Cityt, Ederson.

Ederson u zgjodh fitues me 23 pikë, duke fituar garën ndaj Thibaut Courtois, i cili mori 20 pikë dhe ndaj Yassine Bounou, i cili grumbulloi 16 pikë, shkruan Arbresh.info.

Pas fitimit të çmimit, Ederson falenderoi Zotin, familjen e tij dhe shokët e skuadrës.

“Dua të falenderoj zotin për të gjitha arritjet e mia. Dua të falenderoj familjen time gjithashtu, që më dhuron shumë lumturi. Dua të falenderoj shokët e skuadrës dhe në veçanti grupin e portierëve të Manchester City-t. Është kënaqësi të punosh me ta. Jam shumë i lumtur që arrita të fitoja këtë trofe sot”, ka thënë portieri brazilian, Ederson./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme