Google ADS

Pas Princ Lekës, reagon edhe Elia Zaharia: Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon

21:07 | 15 Janar 2024
E.H

Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen nga Princ Leka.

Pas Princ Leka ishte i pari që e ka pranuar ndarjen, edhe Elia përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se vendimi për divorc ishte i përbashkët, përcjell Arbresh.info.

Ajo ka thënë se sot kanë nisur procedurat ligjore, teksa ka shtuar se kjo nuk është aspak një realitet që e lumturon.

Reagimi i plotë i Elia Zahaira:

Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme